PSG, që ka shpenzuar më pak para në vitet e fundit, është një ndeshje larg timit të Ligës së Kampionëve, obsesioni i madh i pronarëve nga Katari, që kur blenë skuadrën nga “Parce des Princes”.
Pas katër merkatove verore, kur shpenzuan më shumë se 100 milionë euro dhe dy lojtarëve që kanë vlejtur më shumë 200 milionë euro, këtë sezon investoi vetëm 95 milionë euro në merkato.
Edhe pse ka disa “driblime” në këtë llogari, sepse Mauro Icardi ka qenë i huazuar, vetëm për sezonin e ardhshëm do t’iu kushtojë 50 milionë euro parizienëve. Rivali i kampionëve të Ligue 1 do të jetë Bayern Munich, një ekip që ka rindërtuar veten pas lamtumirave të Robben dhe Ribéry, me një shpenzim prej 143.50 milionë euro.
Herën e fundit që gjermanët ishin kampionë europianë, më 2013, kishin shpenzuar gjysmën e kësaj shume: 70.3 milionë euro, me dominimin e Javi Martínez (40 milionë). Shpenzimi i shumë parave nuk shkon paralel me të qenit kampion i Europës (timin e Champions-it).
Rasti më spektakolar është ai i Barcelonës, që e ngriti titullin në Paris në vitin 2006. Nuk kishte nevojë të harxhonte asgjë për ta shpallur veten kampione europiane për herë të dytë në historinë e saj. Në verën e vitit 2005, skuadra e Frank Rijkaard shtoi vetëm dy lojtarë: Marc van Bommel dhe Santi Ezquerro.
Të dy arritën si lojtarë të lirë. Në atë sezon, Leo Messi u bë lojtar i skuadrës së parë.
Në vitin 2015, Barcelona fitoi të fundit Ligë Kampionësh. Për këtë shpenzoi 166.72 milionë euro, më shumë sesa për triumn në finalen e Parisit. Nënshkrimi yjor i atij sezoni ishte Luis Suárez (81.72 milionë).








