Kupa e Kosovës: Gjilani e Llapi me fitore të thella, Drenicës i nevojiten vazhdimet ndaj Flamurtarit

Kanë përfunduar 13 ndeshjet e sotme të vlefshme për 1/16 e finales së Kosovës.

Skuadrat e Superligës, Gjilani, Llapi, Malisheva, Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça ’89 kanë kaluar në 1/8 e finales, shkruan Olle.

Në anën tjetër, Drenica barazoi 2-2 ndaj Flamurtarit dhe fituesi do të vendoset pas vazhdimeve.

Kujtojmë se Prishtina ka kaluar direkt në fazën tjetër pasi Vëllaznimi u tërhoq nga gara, ndërsa javën e ardhshme zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani.

Rezultatet e plota të 1/16 së Kupës së Kosovës (në përpunim e sipër…)

Llapi 6 – 2 Vllaznia Pozheran

Dukagjini 2 – 0 Rilindja 1974

Prizreni 0 – 0 Istogu (ndeshja shkon në vazhdime)

Feronikeli ’74 4 – 1 2 Korriku

Vushtrria 1 – 0 Drenasi

Vjosa – Ulpiana (nuk ka informacion)

Drenica 2 – 2 Flamurtari (ndeshja shkon në vazhdime)

Behari 2 – 3 Ferizaj

A&N 2 – 1 Rahoveci

Fushë Kosova 4 – 0 Arbëria

Ramiz Sadiku 0 – 4 Malisheva

Trepça ‘89 3 – 0 Kika

Trepça 0 – 5 Gjilani