Pasi treguan sukses në organizimin e Fanligës, tifozët kosovarë të klubeve më të rëndësishme evropiane këtë fundjavë kanë vendosur të zhvillojnë edhe Kupën e Fanligës.
Ky kompeticion pritet të mbahet në datat 6 dhe 7 korrik në sheshin “Zahir Pajaziti”. Qytetarët e interesuar do të kenë rastin të përcjellin nga afër ndeshjet mjaft atraktive të tifogrupeve që pritet të sjellin rivalitet të madh.

Fanliga e Kosovës është formuar në janar të këtij viti teksa kampion i edicionit të parë është shpallur Juventus Official Fan Club Kosova.
Pjesë e ligës janë 11 skuadra; Bavarezët, Man United Fans Kosova, Penya Kosova del FC Barcelona, Juventus Official Fan Club Kosova, Inter Club Kosova, OLSC Kosova Reds, Arsenal Kosovo Supporters Club, Galaktikët e Palmës, Milan Club Kosova, Chelsea Fan Club Kosova dhe AS Roma Fans.











Në të ardhmen Fanliga synon organizimin edhe të Superkupës.







