Kuotat e basteve për sfidat e sotme në “Katar 2022”: Zvicra favorite ndaj Kamerunit, Serbia s’bëhet hesap përballë Brazilit

Dita e pestë e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon sot me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit luan me Kamerunin në takimin e Grupit G, shkruan Demokracia.com.

Sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”, Përfaqësuesja e Zvicrës është favorite për të triumfuar kundër Kamerunit.

Kuotat për fitoren e “Helvetikëve” llogaritet 1.72, barazimi 3.40, teksa fitorja e Kamerunit 5.50.

Tri orë më vonë, Uruguaji është nikoqir i Koresë së Jugut në Grupin H.

Kuotat për duelin mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut janë identik të njëjta me atë të takimit midis Zvicrës dhe Kamerunit, përveç barazimit që në këtë takim llogaritet 3.60.

Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Portugalia ballafaqohet me Ganën.

Portugalia e Cristiano Ronaldos konsiderohet favorite, me kuotën 1.36 për triumfin e tyre, barazimi 5.00, ndërkaq për fitoren e Ganës kuota është 8.50.

Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Brazilit favorit dhe fqinjit verior të Kosovës, Serbisë.

Yjet e Brazilit janë favorit të mëdhenj në letër. Kuota për fitoren e tyre llogaritet 1.44, barazimi 4.75, teksa për fitoren e serbëve kuota është 7.50.