Kuka: Shkaku i vizave anuluam pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka njoftuar se është dashur që ta anulojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U13 të xhudos që mbahet në Sarajevësi pasojë e procedurave të stërgjatura për t’u pajisur me viza.

Ai po ashtu ka thënë se pas disa javësh, një kampionat i tillë në Sarajevë do të mbahet edhe për grupmoshat U23 dhe nga frika se mund te kënë telashe me viza, tashme për garuesit që do të udhëtojnë atje kanë aplikuar për pasaportë në Shqipëri.

“Ditë më parë na u desh të anulojmë një garë për fëmijët, gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë! Arsyeja – procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtër. Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza, Riosi e Laura pretendentë për medalje. Prapë procedura e probleme me viza. Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla. Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë! Me Federatën e Bosnjës kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.”, ka shkruar Kuka.