Kuka pas fitores së Gjakovës: Mbreti i Evropës, po përmbushem në çdo aspekt

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka lavdëruar sportistët e tij pas fitoreve në Kampionatin Evropian, duke thënë se kjo është ditë e madhe dhe e lumtur për vendin dhe popullin.

Pas fitores së Akil Gjakovës, Kuka ka shkruar në Facebook se sportistet kanë arritur mbi 20 medalje elitare, derisa vajzat i ka quajtur heroina.

“Po përmbushem në çdo aspekt nga nxënësit e mi”, ka deklaruar ai.