Kualifikueset e Kampionatit Evropian vazhdojnë sonte me ndeshje interesante

Kualifikueset e kampionatit europian vazhdojnë këtë të shtunë me grupet D, F dhe J. 8 sfida në program, me 3 prej tyre që nuk duhen humbur për asnjë arsye.

Gjithçka do të nisë me duelin e grupit D mes Danimarkës dhe Zvicrës që do të luhet në orën 18:00. Aktualisht skandinavët pozicionohen të dytët në grup me 1 pikë më pak se helvetët që gjithashtu kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Sfida e parë mes këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në Zvicër ishte një spektakël më vete me Danimarkën që i rikuperoi tre gola Zvicrës nga minuta e 84-t deri në të 93-ën duke marrë një barazim shumë të vlefshëm.

Në mbrëmje do të jetë radha e Italisë dhe Spanjës që mund të mbyllin edhe matematikisht çështjen e kualifikimit në Euro 2020. Të kaltrit presin Greqinë në Romë, me skuadrën e Mancinit që ka pikë të plota 18 pas 6 ndeshjesh dhe me një fitore ndaj helenëve do të ishte praktikisht e kualifikuar.

Një tjetër ndeshje interesante e grupit J është edhe ajo mes Bosnje Hercegovinës dhe Finaldës, sfidë direkte për vendin e 2-të në grupin J.

Në grupin F, Spanja me pikë të plota udhëton në norvegji aty ku me një fitore që do të ishte e 7-ta rresht për La Roja do të ishte një këmbë në fazën finale të Euro 2020.

loading…