Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, tha se pret që mund t’i ofrohen disa shënime për ta njoftuar rreth rezultatit të ndeshjes gjysmëfinale të futbollit mes Anglisë dhe Holandës në Euro 2024 të mërkurën, nëse një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut bie në të njëjtën kohë me gjysmëfinalen.
I pyetur gjatë fluturimit me aeroplan për në Uashington se çfarë këshille do t’i jepte trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, para lojës, Starmeri u tha gazetarëve që po udhëtonin me të: “Fito!”
“E di që telefonat të gjithë na merren, kur të hyjmë në Këshill, prandaj nuk kam dyshim se do të na jepen shumë shënime me të dhëna vërtet të rëndësishme për samitin dhe njëra ose dy prej atyre shënimeve shpresoj se do të jetë përditësim për rezultatin [e ndeshjes]” – tha laburisti Starmer, raporton agjencia “Reuters”.
“I kam dërguar një porosi ekipit. Qartazi u dëshiroj sukses, dua që ata të fitojnë dhe të shpresojmë që ata mund ta bëjnë këtë” – shtoi kryeministri britanik.







