Numri një i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar trajnerin e përmasave botërore, Arsene Wenger, shkruan GazetaGoli.com.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndodhet në Doha te Katarit, ku ishte pjesë e Kupës së Klubeve të Botës, garë të cilën sonte e fitojë Bayern Munich.

Kreu i FFK-së, në tokën e Doha të Katarit, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

Në mesin e takimeve të shumta, presidenti Ademi sonte ka takuar edhe trajnerin e madh francez, Arsene Wenger.

Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar takimin me ish-trajneri shumëvjeçare i Arsenalit. Ai thotë se ishte kënaqësi të bisedojë për futbollin më një trajner më karrierë të bujshme.

“Ditë e ngjeshur me takime në Doha të Katarit, por edhe një mbrëmje relaksuese me finalen e Kupës së Botës për klube, Bayern Munich – Tigres UANL.

Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger. Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe storia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi. Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger!”, ka shkruar presidenti Ademi.