Kreu i FFK-së

Kosovë – Izrael, Agim Ademi flet rreth organizimit dhe pritshmërive

Sonte do të zhvillohet ndeshja Kosove – Izrael, në “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.

Në prag të këtij takimi, tashme shteti i Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës si organizatore e kësaj ndeshjeje, kanë marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të këtë rrjedhe normale.

Në një interviste për “Radio Kosovën”, ne emisionin “Pasditja Sportive”, presidenti i FFK-se Agim Ademi, tha se institucioni me i madh i futbollit kosovar ka marrë të gjitha masat që ndeshja të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Apeloj të shikuesit që do të jenë në stadium të kenë kujdes në sjelljen e tyre, në mënyrë që të mos te ndikohet të FIFA dhe UEFA. Kosova deri më tani ka dëshmuar që di të organizoje ngjarje të mëdha dhe jam i bindur që edhe sonte do të jetë e tillë. Besoj fuqishëm në përkrahjen korrekte si gjithmonë për grupin tone “Dardanët” te cilët poashtu japin një mesazh të fuqishëm që ta mbështesim kombëtaren tone. Policia dhe organet tjera shtetërore përkujdesen për sigurinë, ndërsa FFK-ja do ta zbatojë me përgjegjësi te larte protokollin e UEFA-s”, ka thënë Ademi.

Ndeshja Kosove – Izrael do të zhvillohet sonte në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20.45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt edhe në RTK Radio.