Kosova U16 kampione e grupit të saj në garën e FIBA-s. I ‘shkatërroi’ kundërshtarët

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll është shpallur kampione e Grupit F të turneut “FIBA European Challenger” të mbajtur në Prishtinë.

Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, të luajtur të shtunën mbrëma, Kosova e ka mposhtur Luksemburgun me shifrat 86:43.

Për Kosovën, kjo ishte fitorja e pestë rresht, që e konfirmoi në krye të grupit me dhjetë pikë.

Me këtë triumf, Kosova ia ka shkaktuar humbjen e parë Luksemburgut pas katër fitoreve rresht.

Te Kosova, më të dalluarit ndaj Luksemburgut, ishin Rron Dahsyla me 30 pikë të shënuara dhe Eris Zeneli me 20 sosh.

Krahas Luksemburgut, Kosova të gjitha ndeshjet e këtij grupi i ka fituar bindshëm. Ka mposhtur edhe Maltën (117:20), Moldavinë (122:42), Gjibraltarin (98:19) e Shqipërinë (103:46).