Dy fitoret e fundit të Kosovës në “Ligën e kombeve”, e kanë ngritur kombëtaren e Kosovës për 33 pozita në World Football Elo Ratings.
Fillimisht, Kosova deklasoi Maltën 0-5 pastaj në shtëpi turpëroi 4 me 0 Azerbaijanin në stadiumin e frikshëm, “Fadil Vokrri”, shkruan Ballkani.info
Kosova tani është ngritur për 33 pozita – duke u gjendur e 84’ta në renditjen e përgjithshme të shteteve në futboll.
Kosova ka kaluar në “Grupin C”, në marsin e 2020 do të luaj kundër Maqedonisë në gjysmefinalen e Ligës së kombëve. /Ballkani.info/








