Kosova parakalon në hapjen zyrtare të LOD për të Rinj “Lozana 2020”

Me parakalimin e garuesve janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj ‘Lozana 2020’.

Flamurin e Kosovës në këtë ceremoni e ka mbajtur Drin Kokaj.

Kokaj ka parakaluar me flamurin e Kosovës para 10 mijë shikuesve në ‘Valdoise arena’ në Lozanë.