Kosova në mesin e superfuqive që i realizuan tri gola në një ndeshje Anglisë

Pak superfuqi botërore kanë arritur të shënojnë tre gola në një ndeshje të vetme ndaj Anglisë.

“Tre Luanët” që renditen në vendin e katërt të ranglistës botërore, sot fituan 5 me 3 ndaj Kosovës në rrugën për “Euro 2020”.

Me tre golat e shënuar ndaj anglezëve si mysafirë, “Dardanët” hynë në listën e pak ekipeve që kanë arritur të shënojnë më shumë se tri gola ndaj kësaj kombëtareje.

Këto janë ekipet që kanë shënuar nga tre e më shumë gola ndaj Anglisë në një ndeshje, në 10 vjetët e fundit.

Gjermani – Angli, 4 me 1, qershor 2010

Holandë – Angli, 3 me 2, shkurt 2012

Suedi – Angli, 4 me 2, nëntor 2012

Francë – Angli, 3 me 2, qershor 2017

Holandë – Angli, 3 me 1, qershor 2019

Angli – Kosovë 5 me 3, shtator 2019