Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën miqësore në mes të Kosovës dhe Lituanisë që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, pasi dëshiron të konsolidojë sa më shumë skuadrën para përballjeve me Suedinë, të dielën dhe me Spanjën të mërkurën (31 mars).
Përveç Amir Rrahmanit, që është i dëmtuar dhe do të mungojë, Bernard Challandes ka hedhur në fushë 11-shen më të mirë që ka Kosova.
Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.
‘Dardanët janë në një ecuri negative, që nga viti 2019 në ndeshje miqësore dhe zyrtare, kanë arritur vetëm një fitore.
Andaj, sonte kjo miqësore është shumë e rëndësishmja para nisjes së eliminatoreve për Botërorin Katar 2020.







