2-0

Kosova fiton pastër ndaj Estonisë, dy golat u shënuan nga Biqkaj

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave e ka fituar duelin me Estoninë, me rezultat 2-0, sonte në “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Estonia u ballafaquan në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Vashat tonë e dominuan lojën, sidomos në pjesën e parë kur edhe shënuan dy gola.

Kaltrina Biqkaj vendosi epilogun e kësaj sfidë, duke shënuar dygolësh në minutën e 7-të dhe 27-të.

Edhe në fraksionin e dytë, u zhvillua lojë e kënaqshme, me raste nga të dy anët, por që gola më nuk kishte.

Pas kësaj fitore, Kosova ka nëntë pikë dhe renditet e katërta në Grupin A, aq sa ka edhe Rusia në vendin e tretë, kurse grupin e kryeson Holanda më 21 pikë të tubuara.