Konfiskohen armë në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë  në  Ferizaj  ka pranuar një informacion, se me datën 09.01.2022 në fshatin Dremjak të Ferizajt, në  një  aheng familjarë  ka pas të  shtëna me armë  të  zjarrit.

Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka nisur hetimet në  identifikimin e personave të dyshuar  dhe vendit ku ka ndhodhur ngjarja. 

Pas një pune intenzive, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personat e dyshuar dhe sot i  kanë  shoqëruar tre persona në  stacionin policor të  Ferizajt dhe pas intervistimt, ata kanë  poranuar se kishin shtënë  me armë gjatë një ahengu familjar .

“Tek i dyshuari i parë  me inicialet J.B (M/K) 66 vjecar është gjetur dhe konfiskuar një  armë  zjarri ( pistoletë ) me 9 fishek.

Tek personi tjetër dëshmitarë, me inicialet R.J ( M/K) i moshës 68 vjecar, janë  gjetur dhe konfiskuar një armë  zjarri dhe një  armë  me gas me 20 fishek , që  të  dy nga Ferizaj , ndërsa

Tek i dyshuari tjetër me inicialet G.Z (M/K) i moshës 68 vjecar nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, pasi i ka intervistuar të  dyshuarit dhe dë shmitarin e këtij rasti, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë  liruar për procedura të mëtejme hetimore.