Bullgari

Konfiskohen 11.5 milionë euro dhe 2 milionë dollarë nga autoritetet bullgare

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm bullgar Ivan Geshev njoftoi se autoritetet bullgare kapën 11.5 milionë euro dhe dy milionë dollarë kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas Geshev, kartëmonedhat u gjetën në “punëtorinë më të madhe të paligjshme” që ka ekzistuar gjatë 11 viteve të fundit, dhe për këtë rast u arrestuan katër persona, transmeton lajmi.net.

Paratë e falsifikuara u gjetën në podrumin e një vendpushimi në Detin e Zi.

Siç rikujton agjencia Associated Press, Bullgaria në fillim të shekullit 21 ishte ndër prodhuesit më të mëdhenj të dollarëve të falsifikuar, pas Kolumbisë, Kilit dhe Koresë së Veriut