Konfirmohet: Ndeshjen Ballkani – La Fioritas e transmeton ky kanal televiziv kosovar

Ballkani është shumë pranë kualifikimit në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Për ta arritur atë synim, kampionët e Kosovës duhet të përballen edhe 90 minuta me skuadrën nga San Marino, La Fioritas të martën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:4 në të mirë të futbollistëve të Ilir Dajës, andaj ndeshja kthyese luhet më shumë për “prestigj” për ta.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe La Fioritas transmetohet direkt në ArtSport 1.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e platformës Artmotion në rrjetet sociale.