Gaza

Konfirmohen se 200 tonë ushqim janë dorëzuar me sukses në veri të Gazës

Organizata joqeveritare që organizoi anijën e ndihmës së parë për në Gaza konfirmoi sot se ngarkesa me ndihma ushqimore është dërguar me sukses në veri të Gazës.

Rreth 200 tonë ndihma u dërguan atje së bashku me një kolonë të Programit Botëror të Ushqimit, shkruan CNN.

Frika po shtohet për urinë në veri të Gazës pasi një raport i mbështetur nga Kombet e Bashkuara të publikuar të hënën paralajmëroi se uria mund të shpërthejë në çdo kohë nga mesi i marsit deri në maj.