Konfirmohen 73 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj, ky është numri i përgjithshëm

Konfirmohet 73 raste të reja me koronavirus në Serbi, duke e çuar në 457 numrin e të infektuarve.

Deri në orën 15:00, u testuan mostrat e 295 individëve, 73 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 222 negativë.

Në anën tjetër ekspertë të shëndetësisë në këtë vend, kanë paralajmëruar se numri i të prekurve mund të rritet më shumë në ditët në vijim.