Komentuesit “shokohen” nga prapavija në fotografinë e Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, publikoi një fotografi e veshur në të brendshme, por kjo s’u diskutua aq shumë sa prapavija e saj.

DailyMail shkroi të dielën se Duas iu diskutua shumë një xham prapa, ku sipas komentuesve të Instagramit, ishte “mbushur” me gjurmë gishtërinjsh që dalloheshin nga xhami i avulluar.

Disa komentues thanë se “shenjat” i takojnë të dashurit të këngëtares, Romain Gavras, e disa thanë se “kjo është shokuese”.

Image

“Shiko shenjat e dushit”, “Si ndodhi kjo?”, “Pse ajo duhet t’i lë shenjat?”, janë disa prej komenteve që morën vëmendje në këtë rrjet social. 2 7-vjeçarja nuk u është përgjigjur komenteve.

Dua Lipa ka vizituar Greqinë për pushime ditëve të fundit.