Dijon ka zyrtarizuar blerjen e Bersant Celinës nga Swansea City. Mesfushori ofensivë kosovar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën franceze.
“Në Championship, ku ai ka luajtur, është një ligë shumë e vështirë dhe më shumë luftë fizike. Ai do të na sjell më shumë dinamizëm dhe do të jetë gati për t’i dhënë të gjitha. Por, ajo çfarë me pëlqen të ai është që luan me zemër. Ai është shumë teknik me top, eksploziv me goditje dhe shumë i mirë në zonën e kundërshtarit”, ka thënë Paguy Luyindula për aftësitë e Celinës.
Bersan Celina do të vesh fanellën me numrin 9 dhe Dijon e ka transferuar pikërisht në ditëlindjen e tij.
Sulmuesi ishte pjesë e Swanseas, me të cilin klub luajti dy vite në Championship.








