Klopp lavdëron shembullin Salah: Për fenë e tyre shpesh diskutohet në një mënyrë të rrezikshme

Trajneri i Liverpool beson që njohja që po vjen nga gjithë globi për sulmuesin egjiptian është një deklaratë e rëndësishme për botën.

Jurgen Klopp ka lavdëruar Salahin si një shembull, pasi që ylli i “Të Kuqve” ishte emëruar si një nga 100 personalitet me më ndikim në botë nga revista Time.

Lojtari i kombëtares së Egjiptit është në kopertinën e revistës për edicionin e muajit maj, dhe ka folur për nevojën që gratë duhet të trajtohen më mirë në kulturën moderne.

Salah ka një reputacion si një humanist dhe kampion sa i përket filantropisë, veçanërisht në vendin e tij të lindjes.

Dhe Klopp e ka lavdëruar për shpërndarjen e mesazheve paqësore në kohë të konflikteve në botë.

“Ai është një shembull për shumë gjëra. është shumë, shumë mirë që e kemi atë dhe Sadion gjithashtu”, tha Klopp para ndeshjes me Cardiff në vikend.

“Të dy janë në myslimanë dhe e praktikojnë fenë e tyre, në një botë ku gjërat në lidhje me fenë e tyre shpesh diskutohen në një mënyrë të rrezikshme. Njerëzit mendojnë ata janë të gjithë kështu, dhe ata bëjnë të gjithë kështu. E dimë që kjo nuk është e vërtet, por është mirë të e keni dikë afër që ka shumë entuziazëm, plot dashuri dhe të bëjë atë që është duke bërë për fenë e tij”, shton Klopp.

Tutje Klopp flet për ndikim e Salah në dhomën e zhveshjes, duke treguar që ai është shumë i afërt me shokët e tij të skuadrës.

Salah ka filluar përsëri të marrë lëvdata për formën e tij të mirë pas një rënie të papritur.

Ai kishte shënuar 44 gola në të gjitha garat në sezonin 2017/18, ndërsa këtë sezon ka 23 gola ndërsa 3 i ka në katër ndeshjet e tij të fundit.

Kontributi i tij e ka ndihmuar Liverpulin që të jetë në krye të tabelës më Premier Ligë dhe në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve, aty ata do takohen me gjigantët e Spanjës, Barcelonën.