Klasikja e futbollit kosovar Prishtina – Drita, “Intelektualët” konfirmojnë udhëtimin në kryeqytet

Të mërkurën zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përballja e shtyer e xhiros së tretë fillon nga ora 19:00, shkruan GazetaOlle.

Në këtë ndeshje tejet intresante, udhëtimin e kanë konfirmuar edhe tifozët e Dritës, “Intelektualët”.

Tifozët gjilanas kanë udhëtuar në secilën ndeshje që bardhekaltrit e kanë zhvilluar në udhëtim, duke qenë njëra nga tifozëritë më aktive në këtë fillim të kampionatit.

Skuadrën e tyre të zemrës, “Intelektualët” do ta përkrahin edhe të mërkurën në Prishtinë.