Khabib Nurmagomedov mposht Poirierin dhe mbron titullin në UFC

Khabib Nurmagomedov ka arritur të mbrojë titullin e peshave të lehtë në UFC 242 pasi ka fituar përballjen ndaj Dustin Poirier.

E gjithë vëmendja e sportit të arteve të përziera marciale ishte e përqendruar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Araba.

Dy kampionët e peshave të lehta në UFC, Nurmagomedov dhe Poirier kanë luftuar mes vete për titull.

Ndeshja filloi me lojë më të mirë të luftëtarit çeçen, i cili kohë pas kohe e qonte në vështirësi Poirierin.

Megjithatë, luftëtari amerikan arriti të qëndroj mirë në dy raundet e para duke e limituar Nurmagomedovin.

Por, në raundin e tretë Khabib arriti të rimarr veten dhe të fitojë ndeshjen pas një shtrëngimi të fortë që i bërë Poirierit në qaf.

Pas këtij shtrëngimi, Poirier u detyrua ta dorëzoj meçin, ndërsa Nurmagomedov arrin ta mbrojë titullin e peshave të lehta.

loading…



Chat conversation end
Type a message…