Khabib Nurmagomedov i pranishëm në inaugurimin e aeroportit në Stamboll

Edhe luftëtari i UFC-së Khabib Nurmagomedov ka qenë i pranishëm sot në inaugurimin e aeroportit të ri në Stamboll.

Rusi me prejardhje nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov që ditë më parë mposhti irlandezin Connor McGregor duke e mbrojtur titullin e peshave të lehta në UFC, mori vëmendje të jashtëzakonshme mediale.

Nurmagomedov i është bashkuar shumë fytyrave të njohura që kanë qenë sot në Stamboll për hapjen e aeroportit të ri.

Presidenti Erdogan teksa përshendeste të pranishmit u ndal për një kohë të bisedonte me Khabib Nurmagomedov.