Këto janë statistikat mbreslënëse të Lionel Messit deri më tash /FOTO

Lionel Messi konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Sulmuesi ka nisur karrierën si lojtar profesionist në moshën 18-vjeçare, kur debutoi me klubin katalunas, Barcelonën.

Me këtë të fundit, ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshme duke përfshirë të garave evropiane si dhe spanjolle.

Në fakt, i vetmi trofe me blaugranat që i mungon është i Ligës së Evropës pasi që skuadra katalunase gjithmonë merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Por, Leo deri më tani nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe me ekipin kombëtar, e cila gjë i zbeh pak arritjet e tija.

Deri më tani, Messi ka pasur 820 paraqitje në fushat e blerta gjersa ka shënuar 671 gola dhe ka pasur 285 asistime.

Lojtari me Barcën ka shënuar 452 gola gjersa me kombëtaren 133 sosh, ku ka lënë pas vetes në këtë renditje edhe legjendën, Diego Maradona.

Ai ka fituar 34 trofe të ndryshme ekipore dhe individuale duke përfshirë pesë “Topa të Artë”.

Ndryshe, Messi është i martuar me dashurinë e shkollës së mesme, Antonella Roccuzzo, ku ka tre fëmijë.

View this post on Instagram

These numbers, @leomessi 🤯👑

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball) on