Këto janë statistikat e 46 ndershjeve të zhvilluara ndërmjet Prishtinës dhe Dritës

Drita do ta presë në shtëpi skuadrën e Prishtinës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit janë skuadra e 4-të më e trofeshme në kampionat më dy tituj kampioni, përderisa Prishtina është më e mirë me 10 trofe, 7 më shumë se Besa e Feronikeli me nga 3 tituj.

Nga 46 përballjet, Prishtina i ka fituar 21, 16 barazime dhe 9 ndeshje ka fituar Drita. Goldallimi është në të mirë të Prishtinës.

Në 19 ndeshjet e zhvilluara në Gjilan, përballjet janë të barabarta me nga 4 fitore të dy skuadrave dhe 11 barazime me goldallim në të mirë të Prishtinës, 18:16.

Ndeshja e së dielës do të jetë ndeshja e 47-të mes këtyre dy skuadrave, që këtë vit janë duke luftuar për titullin e kampionit, por të dyja kanë 4 pikë më pak se lideri Ballkani.