UEFA

Këto janë skuadrat që deri me tani kanë refuzuar krijimin e Superligës Evropiane

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, i dha të drejtë këtë të enjte themelimit të Superligës Evropiane. Menjëherë pas vendimit erdhi dhe reagimi i UEFA-s ku përmes një deklarate zyrtare sqaron se një vendim i tillë nuk nënkupton themelimin e Superligës Evropiane.

Nga ana tjetër klubet si Real Madridi dhe Barcelona kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kundër FIFA-s dhe UEFA-s, që pengon dy organet drejtuese të sanksionojnë klubet që kërkojnë të fillojnë një Superligë Evropiane.

Ndonëse dy skuadra spanjolle me traditë të madhe në futbollin botëror janë pro themelimit të këtij kompeticioni, klubet e tjera e shohin si të panevojshme dhe të dëmshme për futbollin.

Të gjitha skuadrat tjera të ligave të mëdha botërore, si Premierliga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue1 por edhe vetë ato të La Ligas nuk e përkrahin këtë iniciativë.

Skuadrat deri më tani që e kanë refuzar këtë nismë të Realit dhe Barcelonës janë:

Manchester United

Manchester City

Celtic

Sevilla

Valencia

Atletico Madrid

Real Sociedad

Villarreal

Bayern

Dortmund

PSG

Monaco

Inter

AS Roma

Pescara

Feyenoord

Çfarë është Superliga Evropiane, si mund të duket ajo?

Do t’i ketë 20 klube pjesëmarrëse, 15 prej të cilave do të jetë klube themeluese dhe të përhershme në ligë. 5 ekipe të tjera do të kualifikohen për këtë garë çdo vit bazuar në arritjet e tyre në sezonin paraprak.

Ndeshjet do të zhvillohen në mesjavë, në mënyrë që klubeve t’iu mundësohet të luajnë në ligat e veta vendore, për ta mbrojtur kalendarin tradicional të ndeshjeve në ligat vendore.

Liga do të fillojë në gusht çdo vit dhe do t’i ketë dy grupe me nga 10 ekipe. Ndeshjet në fazën grupore do të zhvillohen vajtje-ardhje. Tri ekipet e para në grup kualifikohen automatikisht në çerekfinale.

Ekipet që përfundojnë në vendet katër dhe pesë do të takohen në një play-off me dy ndeshje për vendet e mbetura çerekfinale.

Më pas, do të përdoret një format eliminimi direkt me dy ndeshje për ta arritur finalen në fund të majit, njëlloj si në Ligën e Kampionëve që e njohin sot.