Sezonit nëpër ligat e futbollit po i vie fundi.
Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e radhës në top-ligat më të forta në botë, shkruan Gazeta Express.
Në Premierligë, Manchester United ndeshet me Wolves në shtëpi dhe kërkon me ngulm fitoren për të mbetur në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Chelsea, që e siguroi mbijetesën javën e kaluar, ndeshet me Nottinghamin, kurse Neëcastle i shkon Leedsit të rrezikuar për rënien nga elita e futbollit anglez.
Në Francë, Paris Saint-Germain do të ndeshet me Ajaccion. Nga minuta e parë pritet të startojë edhe Leo Messi, pas suspendimit që kishte marrë disa ditë më parë.
Në Gjermani, Bayern Munich përballet me Schalken dhe e ka detyrim fitoren.
Kurse, Dortmundi ndeshet me Borussia Monchengladbach.
Në Serie A, Milan udhëton për t’u ndeshur me Spezian, kurse Interi e prêt Sassuolon.
Në Spanjë, Real Madridi kërkon që me fitore eventuale ndaj Getafes, ta rikthejë pozitën e dytë në tabelë.







