Këta janë lojtarët që do i mungojnë Kosovës për sfidën ndaj Sllovenisë

Sonte (e diele) Kosova është mysafirë i Sllovenisë, përballje e vlefshme për grupin C të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” duan fitore edhe pse do jenë pa disa nga lojtarët kryesorë.

Me saktësisht Kosova do jetë pa plotë nëntë lojtarë, disa prej tyre mungojnë shkaku i kartonëve, derisa disa nga lëndimet.

Herolind Shala, Bersant Celina, Benjamin Kololli, Florent Muslija, Idriz Voca, Betim Fazlili, Leart Paqarada, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica nuk do jenë të pranishëm ndaj Sllovenisë.

Kololli dhe Shala mungojnë shkaku i pezullimit sepse janë ndëshkuar me kartonë në ndeshjen e mëparshme, kurse Celina, Zeneli, Voca dhe Muslija janë të lënduar.

Faziliji mungon shkaku i dokumentacionit, derisa dyshja Rashica dhe Paqarada nuk u lejuan nga klubet e tyre që t’i bashkohen Kosovës shkaku i pandemisë së koronavirusit.