Futbollistët dhe stafi i Chelseat e festuan të mërkurën triumfin në Ligën e Evropës, pas fitores bindëse me rezultat 4-1 në ndeshjen kundër rivalit të qytetit, Arsenalit, në finale.
Edhe pse Eden Hazard e bëri të ditur se do të largohet nga klubi menjëherë pas këtij triumfi, kjo nuk e ndaloi atë të festojë me bashkëlojtarët e tij aktual në zhveshtore.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sa të lumtur ishin të gjithë në Chelsea që arritën ta mbyllin sezonin me një trofe.
🍾 – @ChelseaFC's celebrations continued into the dressing room last night following their 4-1 win over @Arsenal, with Olivier Giroud getting more than one use of the @EuropaLeague trophy! 🏆 pic.twitter.com/11JrkEeCFd
— Sky Sports Football (@SkyFootball) May 30, 2019
Chelsea e fitoi titullin e Ligës së Evropës për herë të dytë në histori të klubit, pasi e mundi bindshëm 4-1 rivalin londinez, Arsenalin në finalen e 2019-es të mërkurën në Baku.
Eden Hazard me dy gola, të cilat mbase janë të fundit në fanellën e kaltër në karrierën e tij, Olivier Giroud dhe Pedro nga një herë e frymëzuan skuadrën e Maurizio Sarrit drejt triumfit në Evropa Ligë në sezonin e parë të italianit në stolin e Chelseat.
Ky është trofeu i dytë i Chelseat në Ligën e Evropës brenda gjashtë vjetësh, pas atij në vitin 2013.







