Tabela

Kështu duket tabela pas tri ndeshjeve të sotme në tabelë

Përballja ndërmjet Ballkanit e Dritës përkundër lojës shumë të mirë që ka sjell nuk ka prodhuar fitues duke u mbyllur me rezultat 2:2.

Finishi ishte spektakolar kur u shënuan dy gola në fund. Huruglica në minutën e  89-të i dha epërsinë Dritës por në kohën shtesë Gripshi barazoi 2:2.

Pa dyshim nga kjo situatë më së shumti mund të përfitojë Llapi që nëse merre pikë të plota nesër afrohet prapë në garë për titull, duke i barazuar pikët me Dritën në vendin e  dytë dhe mbetët vetëm dy pikë larg vendit të parë që e mbanë Ballkani.

Në takimin tjetër që ndesheshin skuadrat që direkt po luftojnë për t’i ikur barazhit, Gjilani e Feronikeli ’74, kanë qenë vendasit që kanë festuar duke fituar me rezultat 2:1.

Ndeshja e tretë e ditës së sotme ndërmjet Lirisë e Dukagjinit nuk ka dhënë fitues duke përfunduar me rezultat 0:0.

Tabela ka këtë pamje pas tri ndeshjeve të sotme. /Ballkani.info