Skandal

“Kështu bëhet kur është i përfshirë Juventusi” – Corona nga gjykata thotë se ka shumë të përfshirë në skandalin e basteve

Gazetari dhe paparaci i mediave italiane, Fabrizio Corona pretendoi se skandali i basteve në Serie A ‘nuk ka mbaruar’ dhe se ‘gjysma e Serisë A është e përfshirë’, duke e nënvizuar më shumë Juventusin.

Duke filluar nga vera e kaluar, ish-paparaci – i cili ka një precedent penal për akte në përfshirje në shantazhe – filloi të akuzonte lojtarë të ndryshëm të Serisë A për vendosjen e basteve në ndeshje futbolli, duke përfshirë tashmë të pezulluarit Nicolo Fagiolin e Juventusit dhe Sandro Tonalin e Newcastle.

Ndërsa Corona në dukje ishte i saktë në lidhje me çiftin e lartpërmendur, ai akuzoi gjithashtu figura të tjera, duke përfshirë Nicolo Zaniolo, Nicola Zalewski, Nicolo Casale dhe Alessandro Florenzi, por asnjëri prej të cilëve nuk mori asnjë formë ndëshkimi.

Corona ishte në Gjykatën e Milanos mëngjesin e sotëm për një seancë dëgjimore nëse ai duhet të vendoset nën mbikëqyrje speciale parandaluese për 18 muaj.

“Skandali i basteve të futbollit nuk ka mbaruar, por ligji italian është i tillë, gjyqi është pezulluar dhe ne do ta dëgjojmë përsëri pas disa vitesh. Jo të gjithë emrat kanë dalë, gjysma e Serisë A është e përfshirë, por kështu shkon kur Juventusi është në mes”, thuhet se ka thënë Corona.

Deri më tani, të vetmet akuza të bëra nga Corona që në dukje kanë qenë të vërteta ishin ato në lidhje me Fagiolin dhe Tonalin, të cilët të dy morën pezullime si pjesë e skandalit.