Kërcet dhuna në stadiumet shqiptare, policia futet në fushë (VIDEO)

Dhuna sërish është sërish prezent në Shqipëri.

Bëhet fjalë për sfidën e Kategorisë e Dytë në sfidën që u luajt në Sarandë, ku Butrinti vendës ka mposhtur jo pa vështirësi Tepelenën 2-1.

Fundi i takimit ka qenë mjaft i tensionuar me Policinë e Shtetit që ka ndërhyrë për të mbrojtur lojtarët miq pas një sherri të ndodhur menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Edhe sfida tjetër e grupit B, Përmeti-Gramozi 3-1, ka kaluar jo pa probleme me ekipet që e kanë mbyllur ndeshjen me nga 9 lojtarë pasi kanë marrë nga dy kartonë të kuq secila.