Një tjetër dëmtim i rëndë tronditi Realin e Madridit. David Alaba pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë gjatë ndeshjes kundër Villarrealit dhe do të mungojë për disa muaj.
Një goditje e papritur për austriakun, i cili duhet të heqë dorë edhe nga Euro 2024, turne që do të luhet në Gjermani gjatë verës.
Janë të shumta mesazhet e mbështetjes për mbrojtësin. Klubi i Bayernit të Mynihut i uroi shërim të shpejtë, ashtu si Uli Hoeness, president nderi i klubit gjerman:
“Nderi i Kombit në Futboll”, Duka u jep çmimin më të lartë të Asamblesë së FSHF-së heronjve kuqezi
“U përpoqa të kontaktoja David Alaban, por, fatkeqësisht, nuk munda. Ai do të operohet në Innsbruck nga një mjek i besuar”.
Siç raportohet nga “Kleine Zeitung”, operacioni duhet të kryhet nga Christian Fink, i cili ka marrë përsipër edhe ndërhyrjet e Leroy Sané dhe Manuel Neuer. Operacioni duhet të kryhet këtë mbrëmje. /Ballkani.info







