Kepa Arrizabalaga bëri tri super pritje ndaj Liverpoolit – heroi i vërtet i Chelseat VIDEO

Kepa Arrizabalaga ishte një nga lojtarët më të mirë të Chelseat në ndeshje me Liverpoolin, ku skuadra e tij fitoi 2-0 në kuadër të FA Kupës.

Portieri 25-vjeçar spanjoll, është përballur me konkurrencën nga Willy Caballero për vendin e titullarit te Chelsea këtë sezon.

Kepa i tregoi vlerat e tij pasi Frank Lampard i dha atij rastin ta nis ndeshjen nga minuta e parë ndaj Liverpoolit.

Ai madje bëri tri pritje brenda pesë sekondave. Fillimisht ai priti një gjuajtje nga afër të Sadio Mane, për të ndalur pastaj goditjen e Divock Origit.

Topi i mbrojtur nga Kepa erdhi te 19-vjeçari Curtis Jones, që gjuajti, por portieri spanjoll ishte sërish në vend.

Rezultati në ato momente ishte 1-0 dhe barazimi do t’ia kishte vështirësuar punët Chelseat.