Pep Guardiola

“Ke fituar Champions sepse ke pasur Messi-Xavi-Iniesta”. Përgjigjja e prerë e Guardiolës nuk lë vend për komente

Pep Guardiola u ngacmua nga një gazetar mbi faktin se nuk ka fituar asnjë Champions League që kur është larguar nga Barcelona.

“Disa mendojnë se i fitove Champions-at vetëm falë lojtarëve që kishe si Messi, Xavi dhe Iniesta. Çfarë i thua këtyre që mendojnë kështu?”, pyeti gazetari trajnerin e Manchester City.

Përgjigjja e Guardiolës ishte e prerë: “Jam totalisht dakord me ta. Totalisht dakord. Nuk kam për ta bërë këtë debat fare. Kur kam qenë atje e kam thënë shumë herë që fitoja falë atyre futbollistëve të jashtëzakonshëm. Por, kam pasur futbollistë të tillë edhe te Bayern dhe City. Te Barcelona kam pasur fat. Jam dakord me të”.