Superliga

Katër skuadra të Superligës janë transferuar sot në Antalia të Turqisë

Skuadrat elitare të futbollit kosovar tashmë e kanë shndërruar në traditë udhëtimin drejt Antalias së Turqisë, ku po e zhvillojnë një fazë të mirë të përgatitjeve para stinorit pranveror.

Sot drejtë Turqisë kanë udhëtuar Ballkani, Drita, Llapi dhe Prishtina, shkruan Ballkani.info.

Ato tashmë kanë aranzhuar edhe ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë atje, derisa Ballkani e Prishtina do të luajnë edhe përballjen e tyre në Superkupën e Kosovës.

Ballkani si kampion dhe Prishtina si fituese e Kupës ndeshen me 20 janar në Antalia në finale e Superkupës. /Ballkani.info