Katër lojtarë janë përjashtuar me kartonë të kuq pas zënkës në momentet e fundit të ndeshjes së Ligue 1 të zhvilluar të dielën mbrëma mes Monacos dhe Lyonit. Lyoni e fitoi ndeshjen me rezultatin 3:2.
Në minutën e 97-të, dyshja e Lyonit, Mattia De Sciglio dhe Marcelo, si dhe ajo e Monacos, Pietro Pellegri e Willem Geubbels u përjashtuan me kartonë të kuq, pas zënkës në fushë.
Gjatë ndeshjes me karton të kuq ishte përjashtuar edhe Maxence Caqueret i Lyonit. Lyoni me fitoren e shënuar e ka distancuar Monacon nga lufta për titull të Francës në futboll.







