Karateisti Orges Arifi publikon fakte që vërtetojnë dallaverët në Federatën e Karatesë së Kosovës

Karateisti i njohur kosovar, Orges Arifi i ka reaguar Federatës së Karatesë së Kosovës, duke nxjerr në pah dallevere me listën e karateistëve kosovarë të përzgjedhur për garat në Hungari.

Arifi ka treguar se si vikendin e kaluar Federata e Karatesë së Kosovës e organizoi shkëlqyeshëm kampionatin e shtetit me qëllim që të nxjerr kampionët të cilët do të merrnin vizën për të përfaqësuar veten dhe shtetin në Kampionatin Evropian për kadet junior dhe U 21 në shkurt në Hungari.

“Fatkeqësisht këtë kampionat tepër mirë të organizuar, me mbi 20 gjyqtarë nga bota ku u harxhuan mijëra euro, rezultatet që dolen nga ky kampionat nuk paten vlerë për përzgjedhësit e FKK-së. Ata e sajuan një listë per Hungari e cila nuk është e bazuar në merita dhe suksese, por në baze të njohjeve dhe klaneve përbrenda FKK-së”, shkruan Arifi.

Sipas tij, shumë shtete kanë kritere pikërisht Kampionatin nacional, ndersa te ne nuk ka kritere edhe arsytimet janë tejet banale si psh:

“Largohet nga lista kampioni aktual i Kosoves Rigon Baruti, kampion mesdhetar, i 5-ti në Evropë ndërsa në vend te tij një garues nga klubet e selektorit i cili u mposht pikërisht në finale nga Rigoni që u menjanua me arsytimin që nuk ka përvoje! (Pra garuesi me përvoje mposhtet nga garuesi pa përvojë)

Arsye tejet banale sa edhe qesharake sa një x garuesi poashtu kampion nuk përzgjedhet me arsytimin që është më i shkurtër se kundërshtari”, ka shkruar tutje karateisti.

Më pas ai thotë se garuesi kampion në U21 i klubit Ippon Prishtinë, Argjend Bajrami nuk përfshihet në listë, por u përfshi në vend të tij një garues të cilin e mposhti dy herë radhazi po të njejtën ditë në dy kategoritë (U21 dhe senior) dhe ky garuesi i përzgjedhur nuk ka medalje në këtë kampionat.

“Këto veprime e zhvlersojnë kampionati e organizuar shkëlqyeshëm ku u harxhuan mijëra euro duke sjellur referët më të mirë në botë. Nuk është hera e parë që ndodhin këto dukuri, ato po vazhdojnë dhe kjo nuk kontribuon në formimin e garuesve, por të kundërtën”, përfundon postimi i Arifit. /Ballkani.info/