Kapen mbi 2,200 tonë naftë në Portin e Durrësit, arrestohen 3 shqiptarë, 3 libianë dhe 1 sirian

Pas një hetimi disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë dhe Policia Kufitare në Durrës, me mbështetjen e Kapitanerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka sekuestruar mbi 2,275 tonë naftë.

“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri”, tha policia.

“Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi”, shtoi policia.

Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.