Kaos në Bosnjë: Reshjet e borës shkaktojnë probleme në rrugë, aksidentohen disa vetura

Reshjet e para të borës këtë sezon, gjatë fundjavës shkaktuan probleme të mëdha në trafiku në zonat malore në Bosnje-Hercegovinë.

Sipas raportimeve, shoferët e kamionëve kishin probleme, por edhe automjetet e pasagjerëve qarkulluan me vështirësi.

Gomat verore në automjete dhe një shtresë e hollë dëbore që u shndërrua në akull në disa pjesë gjithashtu shkaktuan aksidente në trafik. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit këshillohen të përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e rrugës dhe të përgatisin gomat dhe pajisjet e dimrit nëse planifikojnë një udhëtim mbi qafat malore.