“Kante është lojtar që të fiton trofe, i ka mbetur vetëm Champions League”

Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, e ka lavdëruar N’Golo Kanten para përballjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Kante shkëlqeu në sfidën e parë në Madrid, që përfundoi baras 1-1.

Ai u shpall lojtari më i mirë në atë ndeshje dhe i la të gjithë gojëhapur.

Tani, Tuchel nuk ka asnjë dyshim se Kante është njëri prej futbollistëve që skuadrës së tij do t’i ndihmojë për të fituar trofe.

“N’Golo është lojtari që nevojitet për të fituar trofe, kështu unë jam shumë i lumtur që e kam pjesë të skuadrës. Unë kam ëndërruar dhe luftuar ta kem këtë lojtar në secilin klub ku kam drejtuar. Tani është lojtari im dhe do provojmë të fitojmë çdo trofe, përfshirë edhe Champions League”, tregon Thomas Tuchel.