“Kanë qenë tri vite fantastike, por tani dua një sfidë të re”

Pogba edhe njëherë ka përsëritur dëshirën për t’u largua nga Manchester Unitedi, dhe për të provuar një sfidë të re në një tjetër klub.

Në dokumentarin e ri të Adidas, i quajtur “Fabrika e Futbollit”, fillimisht u publikua një video e shkurtër ku Pogba tregoi se sa i veçantë është për të Manchester Unitedi.

Por, tani është publikuar edhe një pjesë tjetër nga intervista e Pogbas, ku fare krejt në fund, 26-vjeçari ka përsëritur sërish atë që e ka thënë gjatë gjithë verës “dua një aventurë të re”.

“Kanë qenë tri vite fantastike te Manchesteri – me momente të mira e të këqija, si të gjithë. Pas tri sezoneve me gjithçka që ka ndodhur, me sezonin që për mua ka qenë sezoni më i mirë… është kohë e mirë për një sfidë të re diku tjetër”.

Pogba është pjesë e Manchester United që nga viti 2016.

Ai ka bërë 135 paraqitje me “Djajtë e Kuq” dhe ka realizuar 31 gola.