Kampioni e nis sezonin e ri në shtëpi, ja formacionet e mundshme të Milanit e Udineses

Sezoni i ri i Serie A rikthehet sot, ku tetë skuadra i rikthehen aksionit, përfshirë këtu edhe kampionin, AC Milanin.

Gjiganti italian, Milan zhvillon sot si vendas ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2022/23, ku e pret në “San Siro” skuadrën e Udineses.

Lojtarët për t’u parë: Pasi bëri përshtypje në ndeshjet para-sezonale, De Ketelaere premton shumë për Milanin, por ndoshta jo një ndikim të menjëhershëm pasi katër golat e tij të fundit erdhën pas pjesës së parë.

Në anën tjetër, Gerard Deulofeu i Udineses ka më shumë gjasa të shënojë më herët pasi gjashtë nga shtatë golat e tij të fundit në Serie A erdhën para minutës së 40-të.

Fakt interesant është që Milani në tre mbrojtjet e fundit të titullit në Serie A i ka mbyllur ndeshjet me barazime 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Milani do të mungojë mesfushori Sandro Tonali, kurse në dyshime është sulmuesi Olivier Giroud, ndërse te Udinese pritet të mungojnë Arslan, Buta dhe Jajalo.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Krunic; Messias, Diaz, Leao; Rebic

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Bijol, Perez; Soppy, Pereyra, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Success

18:30 AC Milan – Udinese (Stadiumi San Siro)