Futbolli kosovar

Kampionati në fazën finale, kjo fundjavë mund të prish shumë matematika

Elita e futbollit kosovar ka hyrë në fazën finale të saj, megjithatë ende shumë dilema kanë mbetur për t’u zgjedhur.

Lufta sidomos për titull është shumë e komplikuar ku tri skuadra, Ballkani, Llapi e Drita por luftoj ë për pozitën e parë, derisa e paqartë mbetet edhe pozita e barazhit ku Feronikeli e Gjilani po luftojnë për t’i ikur kësaj pozite, shkruan Ballkani.info.

Gjithsesi, java e 32-të mund t’i zbardh disa gjëra. Ballkani ka një duel të vështirë ku ndeshet me Dukagjinin dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores është dështim. Se a do të arrijë Dukagjini ta ndal Ballkanin ashtu siç e ndali javën e kaluar Dritën mbetet të shihet. Llapi në anën tjetër e ka një duel më të lehtë ku ndeshet me Feronikelin ’74 por duke e parë pozitën e Nikl8it që ka shumë nevojë për pikë, atëherë nuk do të jetë aspak lehtë për skuadrën e Tahir Batatinës.

Drita që po kalon një nga krizat më të mëdha që nga themelimi pasi ka telashe me tifozët e cila ka rezultuar madje deri në grushte, do të luajë në fushën e vet me  Fushë Kosovën. Kjo ndeshje luhet pa tifozë pasi skuadra gjilanase është e dënuar nga Disiplinori i FFK-së, me katër ndeshje.

Gjilani i Gentjan Mezanit do të udhëtojë drejt Malishevës dhe nëse arrin këtu të marrë pikë atëherë gjasat që të mbetet në elitë pa barazh janë shumë të mëdha.

I vetmi duel që nuk qon shumë peshë është  Liria – Prishtina. Dy skuadra këto pa ambicie në Superligë. Liria e ka humbur statusin në Superligë, ndërsa Prishtina gjithë fokusin e ka në finale aty ku ndeshet me Ballkanin. /Ballkani.info