Kampionati evropian! Një tjetër xhudiste kosovare rrëmben medalje në Pragë

Xhudistja Loriana Kuka ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Pragë.

Ajo ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në garë për të bronztën ajo e mposhti xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë, pasi dje në këtë kampionat Distria Krasniqi rrëmbeu poashtu medaljen e bronztë.

Kuka pas triumfit të Lorianës: Kosovës po i vijnë dy medalje

Pas fitimit së medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian nga Loriana Kuka, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se Kosovës po i vijnë dy medalje.

Kuka pas ndeshjes ka thënë se pengesat e shkaktuara nga COVID-19 i ndalën tre garuesit kosovarë në këtë Kampionat, mirëpo me tre të tjerë, Kosova i fitoi dy medalje. Pos fitores së sotme, edhe Distria Krasniqi ka fituar të premten medaljen e bronztë.