Vehbi Kajtazi

Kajtazi pretendon se Kushtetuesja po bën politikë: Të dy palët të kënaqura

Gazetari Vehbi Kajtzi ka reaguar ndaj vendimeve të sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka pretenduar se Kushtetuesja po bën politikë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se sot Kushtetuesja një herë i ka dhënë të drejtë Qeverisë dhe një herë opozitës.

“Qeveria dhe Lista serbe e fituan nje rast ne Gjykaten Kushtetuese qe pamundeson rritjen e pensioneve te veteraneve te UÇK-se bazuar ne rritjen e pages minimale. Opozita ia rrezoi Qeverise ligjin antikushtetues per byrone per konfiskim te pasurise. Fer tyben. Te dy palet te kënaqura”, ka shkruar Kajtazi.